Telegrafi

Ivanovski: Kushtetuta sqaron qartë se kujt i jepet mandati për formimin e qeverisë (Video)

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski, konsideron se kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, nuk ka të drejtë të zgjedhë se si dhe kujt t’ia jep mandatin për formimin e qeverisë së re, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, Kushtetuta është e qartë në Nenin 84 dhe Nenin 90 që përcakton se kujt duhet t’i jepet mandati. Nenet nuk sqarojnë se në çfarë mënyre Ivanovi do ta jep mandatin, por tregojnë se mandati jepet për partinë ose koalicionin që ka siguruar shumicën parlamentare.

Për Ivanovskin, kryetari ka mbrojtur interesat e dikujt, në momentin që e ka mandatuar Nikolla Gruevskin, i cili edhe pse ka më tepër deputetë, nuk kishte dhe nuk arriti të krijojë shumicë parlamentare./Telegrafi/