Telegrafi

Ivanovski: Kontestimi i referendumit në Gjykatën Kushtetuese, përpjekje për të rrënuar shtetin

Iniciativa për anulimin e referendumit të caktuar nga partia politike “E Majta” është një përpjekje për rrënuar e shtetin, tha ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski në një deklaratë për Agjencinë Informativ të Maqedonisë.

Sipas Ivanovskit, Gjykata Kushtetuese, e cila supozohet të diskutojë iniciativën në seancën e së mërkurës, ka tre opsione në dispozicion formalisht dhe ligjërisht. Mundësia e parë është refuzimi i iniciativës, duke vlerësuar se çështja nuk është e përshtatshme për të vepruar Gjykataa Kushtetuese.

E dyta mund të jetë që Gjykata të refuzojë, gjegjësisht të mos fillojë procedurë kur ajo tashmë është vënë në një fazë vendimmarrëse dhe e treta është se mund të vendosë që të fillojë një procedurë më pas, të shkoj në anulimin këshillues ose anulimin e tërësishëm.

Ai theksoi se referendumi si një çështje kushtetuese rregullohet në sferën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, ku parashikohen dispozita të përshtatshme që nënkuptojnë një shumicë të barabartë të kualifikuar.

“Por, referendumi aktual ose sqarimin e tanishëm unë e kuptoj vetëm si një mundësi për të dhënë mundësinë që të shkohet në një referendum të tillë e cila do të ishte e pranueshme për të gjithë. Ky referendum tani po kontestohet para Gjykatës Kushtetuese mendoj se referendum që Kuvendi i Maqedonisë cakton për çështjen e tij dhe për caktimin e së cilës ka shumicën, sepse vetëm Kuvendi e ka miratuar në atë mënyrë, me shumicë, dhe jo me dy të tretën e votave. Për këtë arsye, vendosmëria e tij, bëhet një çështje paksa më ndryshe, dhe jo ajo që iniciatori jep ndikimin e tij”, tha Ivanovski. /Telegrafi/