Site icon Telegrafi

Ivanovska: Do ta paraqesim në policinë financiare nëse Rashkovski nuk ka paraqitur pasurin reale

Biljana Ivanovska, drejtoresha e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, sot duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me xhipin prej 74 mijë eurosh të Dragi Rashkovskit tha se do të raportohet në Policinë Financiare nëse Sekretari i kabinetit të kryeministrit ka treguar listë të anketës joreale.

“Nëse konfirmojmë dallim në mes pasurisë që është paraqitur dhe të ardhurave mujore që i ka, ashtu është ligji jonë, atëherë shkojmë një hap mëtutje për hetim të pasurisë dhe pastaj kyqen edhe institucione tjera siç është policia financiare. Ata kanë metoda të veçanta për hetim dhe atë do ta tregojnë”, tha Ivanovska gjatë konferencës së sotme për shtyp.

Ivanovska tha se për situata të tilla është e nevojshme të miratohet një Ligj për Origjinën e Pronës për të gjithë qytetarët në bazë të të cilit është fituar.

Ivanovska shton se procesi për përgatitjen e tij ka filluar me një konsulent nga Këshilli i Evropës./Telegrafi/

Exit mobile version