Telegrafi

Ivanovska: Si mundet që deputetët në të njëjtën kohë të jenë edhe ministra?

Në konferencën e sotme për shtyp, kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska vlerëson se deputetët nuk mund të mbajnë edhe një funksion tjetër në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

“Si është e mundur që deputetët të jenë ministra në të njëjtën kohë. Nëse po, atëherë ata nuk duhet të jenë pjesë e listave të deputetëve. Nëse ato mund të jenë pjesë e listës parlamentare, atëherë duhet të rregullohet kur mbaron mandati i ministrisë. Dhe ata nuk duhet të marrin dy rroga”, tha Ivanovska./Telegrafi/