Site icon Telegrafi

Ivanovska: Propozuam shkarkimin e Mojsovskit dhe përgjegjësi për drejtorin e mëparshëm

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska për “Top Tema” tha se është propozuar shkarkimi i Mojsovskit dhe është kërkuar përgjegjësi për drejtorin e mëparshëm të Agjencisë për Rini dhe Sport.

“Propozuam shkarkimin e Mojsovskit dhe përgjegjësi për drejtorin e mëparshëm të Agjencisë për Rini dhe Sport. Ne i kemi treguar arsyet e këtij vendimi dhe ato janë të qarta. Personi përgjegjës nuk i ka menaxhuar mirë fondet buxhetore edhe pse ka detyrime ligjore për një gjë të tillë. Edhe vitin e kaluar i kemi treguar se çfarë i duhet dhe çfarë i mungon për ta rregulluar.

Asgjë nuk është zbatuar. Sikur mungon vullneti për të bërë diçka. Nuk ka raport financiar, ai është i shkruar vetëm në mënyrë narrative dhe auditimi ka konstatuar se nuk përmban detajet e nevojshme. Është sikur e kam marrë, e kam shpenzuar dhe kaq”, thotë Ivanovska.

Ajo shtoi se raporti i auditimit duhet të jetë pikë referimi për funksionimin e një institucioni./Telegrafi/

Exit mobile version