“Këta prindër vijnë pas meje çdo ditë, duke pritur diçka serioze, duke pritur sundim të ligjit”, tha Dafinka Ivanovska”, këtë e tha avokatja e të dëmtuarve në rastin “Monstra”, Dafinka Ivanovska, pasi sot u dëgjuan 25 materiale të përgjuar të PSP-së.
Ajo tha se ishte e çuditshme që informacione në lidhje me një rast kaq të madhe kishin njerëz si Olivera Trajkovska dhe Orçe Kamçev, të cilët nuk ishin të lidhur me rastin, ndërsa flisnin në telefon.
Sipas avokates, është për të ardhur keq që një pjesë e qeverisë së atëhershme organizoi që të shtyheshin seancat për rastin për arritjen e qëllimeve të tyre politike, duke aluduar në një bisedë midis ministrave të atëhershëm Gordana Jankuloskës dhe Blerim Bexhetit, në të cilën Bexheti kërkoi shtyrjen e seancës “Monstra” para se të dërgoi kërkesë për ekstradim nga Kosova për të akuzuarit në këtë rast, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq.
“Është e papranueshme që pushteti të ndikojë mbi gjyqësorin”, tha Ivanovska.
Seanca e radhës për rastin “Monstra” do të vazhdojë më 4 tetor./Telegrafi/