Kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska tha se deri më tani Komisioni nuk ka marrë ankesa për punësim, për të cilën OBRM-PDUKM publikoi në konferencë për shtyp.
Por siç tha ajo në emisioni “Top Tema”, kjo nuk e ndalon Komisionin që të bëjë hetime, sepse ligji e lejon që me vetiniciativë të formojë lëndë. Ajo paralajmëroi se në dy ditët e ardhshme do të thirr seancën e dytë ku do të njoftojnë se me cilat lëndë do të fillojnë.
“Ajo që është shkelur nga anëtarët e zgjedhur dhe të emëruar është neni 56 nga Ligji i ri, ku thuhet se personi i zgjedhur dhe i emëruar, ose personi përgjegjës në ndërmarrjet publike ose ndonjë person tjetër juridik është i detyruar që ta informojë Komisionin Shtetëror për çdo zgjedhje, emërim ose punësim të anëtarëve të familjes së tyre në organet shtetërore, organet e vetëqeverisjes lokale, ndërmarrje publike ose person tjetër juridik në afat prej 10 ditëve pas zgjedhjes, emërimit apo punësimit të tij”, tha Ivanovska./Telegrafi/