Në fakt me punën, tregojnë veprat. Le t’i lëmë hapësirë njeriut, por fotografia e deritanishme nuk është e favorshme. Duhet të investojë më shumë energji për të dëshmuar se ka integritet dhe energji për të luftuar korrupsionin dhe rastet, thotë kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Biljana Ivanovska, për zgjedhjen e Islam Abazit në krye të Prokurorisë për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ajo bën me dije se KSHPK-ja është duke bërë një shqyrtim antikorrupsion të legjislacionit dhe kanë përgatitur vërejtje lidhur me ligjin.
“Do të reagojmë në drejtim të përmirësimit të kritereve për zgjedhjen e personit të parë në këtë Prokurori sepse kjo është vendimtare. Duhet të jetë një kundërvënie e diçkaje që ka qenë PSP, diçka që duhet realisht t’i zbatojë rastet që kanë të bëjnë me korrupsionin e lartë, të mos ketë vonesa, duhet energji e re që do të jetë vendimtare”, tha Ivanovska para gazetarëve./Telegrafi/