Site icon Telegrafi

Ivanovska: Nuk mundëm të zbulojmë se kush e lejoi Bartlet Xhaferin ta kalojë provimin para kohe

Nuk kemi mundur të marrim vesh se kush e ka lejuar Barlet Xhaferin të japë provim para kohe, tha kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska.

Ajo mohon se nuk kanë dashur të veprojnë, por thjesht kanë shteruar instrumentet dhe me kaq ka përfunduar hetimi.

“Dhe ky është problemi ynë, prandaj për ne procedura ndalon këtu”, tha Ivanovska.

Në “Top Tema”, Ivanovska tha se hetimi kundër korrupsionit, të cilin e kanë nisur pas një raporti anonim, ka për qëllim që të zbulohet se kush e ka lejuar Xhaferin të japë provimin e jurisprudencës për të aplikuar në Akademinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë.

Më herët, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), në seancën e 75-të ka vendosur që për rastin e Barlet Xhaferit të mos hapet rasti, pasi Ministria e Drejtësisë nuk e ka ruajtur dokumentacionin./Telegrafi/

Exit mobile version