Telegrafi

Ivanovska: KSHPK nuk ka kompetencë të veprojë për nipin e Ali Ahmetit

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit po e përcjell rastin “Soravija” në të cilin është i përfshirë nipi i Ali Ahmetit dhe nëse ka mundësi për të vepruar, Ivanovska tha se KSHPK tashmë katër vite tregon për nevojën e sjelljes së ligjit për origjinën e pasurisë.

Megjithatë, ajo tha se KSHPK nuk ka kompetencë për të vepruar në rastin me nipin e kryetarit të BDI-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kemi katër vite që themi se është i nevojshëm një ligj për origjinën e pronës, sipas të cilit çdo qytetar do të deklarojë se nga kanë ardhur fondet për marrjen e pronës. Ligji filloi të përgatitet, u formua grupi punues me mbështetjen e Këshillit të Evropës nga kabineti paraprak për luftën kundër korrupsionit, në kohën kur zv.kryeministër ishte Ljupço Nikollovski, filloi procedura për këtë ligj, arriti në një draft version, i cili nga viti i kaluar deri në dy vjet më parë është në kabinetin e zëvendëskryeministres Grkovska për javë të tëra”.

“Para dy javësh na thirrën në një mbledhje për të parë që titulli i ligjit ishte ndryshuar dhe nuk është më një ligj për origjinën e pasurisë, por një ligj për konfiskimin pa vendim gjykate, që për mendimin tim është e palogjikshme, sepse si do të bëhej konfiskimi nëse nuk hetohet origjina e pasurisë”, tha Ivanovska.

Ajo informoi se është fshirë pjesa e ligjit në të cilin KSHPK-ja kërkonte që çdo qytetar të deklaronte si pasurinë ashtu edhe mjetet me të cilat ajo ishte fituar./Telegrafi/