Kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska në intervisët për “Alsat” tha se në pjesën e korrupsionit kemi hapur diku rreth 225-226 lëndë.
“Për punën e deritanishme tremujore kemi hapur më shumë lëndë. Në pjesën e korrupsionit kemi hapur diku rreth 225-226 lëndë. Në pjesën kontrollit të gjendjes pronësore kemi hapur rreth 50 lëndë, në pjesën e konfliktit të interesit dhe nepotizmit rreth 65 lëndë, kemi pasur diku rreth 104 kërkesa, kemi bërë 18 kontrolle të deklaratës për interesa dhe kemi ngritur diku rreth 15 procedura kundërvajtëse”, tha Ivanovska.
Ajo tha se Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit vepron në mënyrë transparente dhe jo selektive. Pra hap lëndë pas çdo kallëzimi që dorëzohet deri tek Komisioni.
“Megjithatë ne jemi të detyruar t’i hapim ato lëndë. Çfarë ndodhë më tej, për çdo lëndë që do të hapet, për çdo procedurë ne më tej kërkojmë dokumentacion i cili do të na sigurojë dëshmi përkatëse që të shohim se si do të vendosim më tej sa i përket lëndës. Sipas ligjit do të duhej në afat prej 15 ditëve t’i mbledhim ato dokumente që të veprojmë më tej dhe në varësi nga lënda se për çka bëhet fjalë, ashtu vazhdojnë edhe veprimet tona”, tha kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion./Telegrafi/