Telegrafi

Ivanovska: Emërimet “ushtrues detyre” sjellin rrezik për ndikim politik

“Emërimin e funksionit ‘ushtrues detyre’ drejtor disa institucione nuk e shfrytëzojnë që të tejkalohet ndonjë gjendje kohore por shfrytëzohet sikur të jetë mënyrë e rregullt për veprim të drejtorit”.

Ky është konkluzioni i Komisionit Antikorruptues për të cilin sot në konferencën për shtyp ka informuar kryetarja e KSHPK-së Biljana Ivanovska, si dhe për lëndët tjera për të cilat komisioni ka vepruar.

Ivanovska tha se institucionet në mungesë respekti të ligjeve materiale për zgjedhje të drejtorëve nëpërmjet konkursit dhe sigurimit të konkurencës korrekte, e zbatojnë mënyrën e punës e cila me vite ndërtohet në shoqërinë tonë e cila lë hapësirë për ekzistim të rrezikut të lartë nga ndikimi politik që sjell deri te zbërthimi i sistemit të vlerave të profesionalizmit, ndërsa edhe deri te shpërngulja e kuadrit cilësor në të cilin ka investuar shteti.

Ivanovska gjithashtu deklaroi se Komisioni me iniciativë personale e ka hapur dhe analizuar lëndën “1 denarë m2”, e cila ka të bëjë me tenderin e publikuar për përpunim të PUD në Komunën Qendër.