Site icon Telegrafi

Ivanovska: Deri tani nuk ka pasur presione dhe kërcënime për punën e Komisionit Anti-korrupsion

“Deri tani askush nuk ka kryer presion për ndonjë lëndë të Komisionit Anti-korrupsion. Nëse kjo ndodh ka mbrojtje ligjore dhe për këtë do të njoftohet Kuvendi”.

Këtë e theksoi kryetarja e Komisionit Anti-korrupsion Biljana Ivanovska, në një intervistë për TV24, duke u përgjigjur për çështjen lidhur me lëndët për kryetarin e Sarajit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Deri tani as nga kryeministri, as nga dikush tjetër nuk kemi marrë urdhër ose të ketë pasur çfarëdo presioni. Nëse ka situata të tilla kemi mbrojtje ligjore, do ta njoftojmë Kuvendin. Por deri tani nuk ka pasur raste të tilla”, tha Ivanovska.

Ajo shtoi se Komisioni Anti-korrupsion pritet të hap lëndë edhe për objektet e projektit “Shkupi 2014”./Telegrafi/

Exit mobile version