Telegrafi

Ivanovska: ASK ka procedura të mira të përzgjedhjes, nuk e di pse nuk u respektuan

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska në një intervistë për “Telma” tha se ajo mendonte se politikanët që morën pjesë në ngjarjen e sotme i dhanë mbështetje të sinqertë luftës kundër korrupsionit.

“Këto ndryshime janë të vështira dhe të ngadalta. Ku ishim një vit më parë? Të gjithë politikanët që erdhën sot, mendoj se e kanë bërë me sinqeritet. E ndjeja. Sidoqoftë, koha do ta tregojë”, tha Ivanovska.

Ajo shton se Agjencia e Sigurisë Kombëtare ka procedura të mira të përzgjedhjes, por nuk i ka respektuar ato deri në fund.

“ASK ka procedurat e mira, pse ato nuk janë respektuar, ose pse ata nuk e kanë zbatuar deri në fund, kjo nuk më është e qartë. Para fillimit të procesit të përzgjedhjes, drejtori i ASK-së erdhi në Antikorrupsion dhe kërkoi mendim për punësimin e të afërmve dhe të afërmeve dhe ne sqaruam qartë se kjo do të ndikonte në objektivitetin dhe cilësinë së punës. Nuk e di pse nuk na dëgjuan pastaj”, tha Ivanovska./Telegrafi/