Telegrafi

Ivanoviq: Prania e KFOR-it, jetike

Sipas tij, KFOR-i duhet të ketë prani të dukshme në ato pjesë të Kosovës që paraqiten si vatra potenciale të krizës – pasi kjo, sipas tij, ka ndikim preventiv tek të gjithë ata që posdeojnë armë.

Ivanoviq ka thënë se, për momentin, është shumë e rendësishme që të ruhet paqja dhe stabiliteti dhe që populli mos të bie pre e provokimeve.

Ndërkaq ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka kërkuar të dielën nga KFOR-i, UNMIK-u dhe EULEX-i, që të bëjnë "përpjekje plotësuese për sigurimin e paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës, e veçanërisht për ata në veriun e Mitrovicës, të cilët janë më së shumti të rrezikuar".

Bogdanoviq të dielën në Mitrovicë u takua me përfaqësuesit e katër komunave në veri të Kosovës. Pas këtyre takimeve është thënë se serbët në këtë pjesë të Kosovës do të bashkëpunojnë me misionet ndërkombëtare. /Telegrafi/