Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov nesër do ta vizitojë Ministrinë e punëve të brendshme, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas paralajmërimit nga Ministria, Ivanov do të realizojë takim me ministrin për punë të brendshme Mitko Çavkov dhe drejtorët e Byrosë për siguri publike dhe Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, Goranço Savovski dhe Ljupço Andonovski.
Është paraparë që Ivanov, së bashku me Çavkov dhe kolegjiumin më të ngushtë të mbaj dhe takime me kolegjiumet e këtyre dy agjencive./Telegrafi/