Site icon Telegrafi

Ivanova emërohet sekretare e re e përgjithshme në Kuvendin e Maqedonisë

Seanca e Kuvendit sot e shkarkoi sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit, Zharko Denkovski, dhe në vend të tij ka emëruar Cvetanka Ivanovën, ish-deputete nga LSDM-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ivanova do të ketë rolin e organizimit të punës së shërbimeve të Kuvendit dhe të ndihmojë kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi, në përgatitjen dhe organizimin e takimeve.

Ivanova është e diplomuar në fakultetin e Drejtësisë dhe ish-koordinatore e Grupit parlamentar të LSDM-së në Parlament.

Parlamenti sot miratoi Llogarinë përfundimtare të Buxhetit për vitin 2016, të cilët deputetët debatuan gjatë gjithë ditës dje dhe sot nga ora 13:30. /Telegrafi/

Exit mobile version