Kryetari i Republikës së Maqedonisë, sot priti përfaqësuesen e lartë të BE-së për Çështje të Jashtme dhe për Politikë Sigurie Federica Mogherini.
Në takim është biseduar për gjendjen aktuale politike në Maqedoni dhe për procesin e integrimeve evropiane, si dhe për sfidat kyçe me të cilat ballafaqohet rajoni.
Kryetari Ivanov theksoi se edhe më tej do t’i përkrah integrimet evropiane dhe euroatlantike të Republikë së Maqedonisë të cilët janë të rëndësisë së madhe për prosperitetin e shtetit, po në të njëjtën kohë tha se qëllimet strategjike nuk duhet të keqpërdoren në llogari të interesave shtetërore dhe interesave të popullit maqedonas, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Qëndrimi im nuk ka ndryshuar. Qëllimi strategjik i Republikës së Maqedonisë është anëtarësimi në NATO dhe BE. Por, BE dhe NATO nuk duhet të jenë alibi për marrëveshje të keqe ku hapen shumë çështje, ku mbyllen”, theksoi Kryetari Ivanov në takimin me Moghernin./Telegrafi/