Site icon Telegrafi

Ivanov për Vitin e Ri kinez: Marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Kinës i konstaton miqësia e sinqertë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov me rastin e Vitit të Ri kinez, dërgoi urim deri te presidenti i Republikës Popullore të Kinës, Si Xhimping, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me rastin e Vitit të Ri tradicional, kam nderin dhe kënaqësinë, në emrin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim personal, Juve dhe popullit kinez, t’ju dërgoj dëshira të sinqerta për prosperitet, mirëqenia, paqe dhe stabilitet në Vitin e Ri 2017. Me kënaqësi mund të konstatoj se marrëdhëniet e përgjithshme midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Popullore të Kinës i karakterizon miqësia e sinqertë, besimi dhe mirëkuptimi i përbashkët, të shprehura përmes dialogut të vazhdueshëm, të frytshëm politik”, thuhet në urimin e Ivanovit.

Ai më tej shton se do të vazhdojnë edhe më tutje aktivitetet për forcimin e bashkëpunimit me Republikës së Maqedonisë dhe Kinës./Telegrafi/

Exit mobile version