Site icon Telegrafi

Ivanov: Nuk pranoj marrëveshje që është e dëmshme për interesat kombëtare maqedonase

Kryetari Gjorgje Ivanov në takimin e sotshëm me zbatuesin e detyrës zëvendës-ndihmësin i Sekretarit Shtetëror në departamentin e shtetit të ShBA-ve për Evropë dhe Euroazi, Matthew Palmer për  marrëveshjen e arritur mes qeverive të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, ka thënë se nuk pranon marrëveshje që e shkel Kushtetutën, liget dhe shkatërrohen institucionet shtetërore dhe se marrëveshja është në dëm të interesave kombëtare maqedonase.

Në takim, siç kumtuan nga kabineti i Ivanonvit, është biseduar për gjendjet aktuale politike në Republikën e Maqedonisë dhe përforcim të mëtutjeshëm, pasurim dhe zhvillim të partneritetit strategjik mes Republikës së Maqedonisë dhe ShBA-ve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari Gjorgje Ivanov ka thënë se shpreson se do të vazhdojë përkrahja amerikane në politikat e jashtme të Maqedonisë, për marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal.

Kryetari Ivanov tha se Maqedonia që nga viti 2008 i ka plotësuar kushtet për anëtarësim në NATO dhe gjithë këto vite duke kontribuuar tek misionet e NATO-s, bashkërisht me vendet anëtares, Republika e Maqedonisë e meriton anëtarësim pa kushte shtesë./Telegrafi/

Exit mobile version