Nuk ka më vend për alibi, arsyetime, dhe ikje nga obligimet nga Marrëveshja “Përzhino”. Faktorët politik duhet të tregojnë konstruktivitet, përgjegjësi dhe vetëdije të lartë për interesat e qytetarëve dhe të shtetit“, ka thënë Gjorgje Ivanov në takimin e sotëm me ambasadorin Johannes Haindl, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga Kabineti i Ivanov informojnë se ambasadori Haindl e ka përshëndetur vendimin e presidentit Ivanov për anulimin e vendimeve për falje, me se është hapur mundësi për përqendrim në obligimet e Marrëveshjes “Përzhino”.
„Në takim presidenti Ivanov ka shprehur pritje se vendimi i tij do të kontribuojë për tejkalimin e krizës politike. Në këtë drejtim të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për nevojën e zbatimit të obligimeve nga Marrëveshja “Përzhino”, si dhe reformave të domosdoshme, të cilat janë mundësia e vetme për dalje nga kriza politike. Të dy bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime edh për krizën e refugjatëve dhe emigrantëve, si dhe ndikimin e gjendje aktuale politike ndaj kapaciteteve të përgjithshme të shtetit për ballafaqimin me këtë krizë“, thuhet në informatën e Kabinetit të Ivanov./Telegrafi/