Telegrafi

Ivanov ngushëllon familjen për vdekjen e akademikut Dimitar Mirçev

Kryetari i shtetit të Maqedonisë Gjorgje Ivanov me një telegramë ka ngushëlluar familjen e akademikut Mirçev që ndërroi jetë sot në mëngjes në moshën 74 vjeçare, transmeton Telegrafi Maqedoni.

”Me shumë dhimbje e pranova lajmin për vdekjen e babait, burrit tuaj dhe profesorit e kolegës sonë Dimitar Mirçev. Si profesor universitar Mirçev ka rritur gjeneratat që i duan shkencat politike dhe me kujdes janë qasur shkencave politike dhe shoqëria ka parë rezultate të frytshme nga profesori dhe studentët e tij.” thuhet në telegramën e ngushëllimit nga presidenti Ivanov.

Përndryshe, Dimitar Mirçev ka qenë profesor i shkencave politike në Universitetin ”Kiril dhe Metodij” në Shkup dhe është shpallur laureat i shkencave politike./Telegrafi/