Me 47 vota ”kundër” dhe me 35 vota ”për” dje parlamenti i Maqedonisë ka vendosur që të mos i jap përgjegjësi kryetarit të Maqedonisë për vendimin për faljen e funksionarëve të përfshirë në krim, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ivanov si kryetar i shtetit do të mbahet mend si shefi i parë i shtetit për të cilin është ngritur procedurë për përgjegjësi dhe interpelancë për shkarkim.
Interpelancën e propozoi LSDM, BDI paralajmëroi se do ta mbështes si iniciativë por dje nuk votoi për propozimin e LSDM. PDSH ishte indiferente./Telegrafi/