Kemi paralajmërim për valë të dytë të emigrantëve e cila pritet gjatë kësaj vere, e cila do të jetë shumë më ndryshe nga përvojat të cilat i kishin gjatë valës së parë, ka deklaruar presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov gjatë vizitë së sotme të MPB, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ivanov ka theksuar se vizita e sotme është në kuadër të institucioneve dhe organeve kompetente për menaxhimin me krizën e emigrantëve.
“E gjithë kjo është në funksion të paralajmërimeve se na pret një valë e dytë emigrantësh. Ministri së bashku me drejtorët më informuan për të gjithë mësimet e mara dhe të gjithë atë që e kaluam në valën e parë. Janë ndërmarrë të gjitha masat e duhura”, ka thënë Ivanov.
Në pyetjen gazetareske nëse një grup prej 40 personash kanë hyrë në Maqedoni dhe janë gati të bëjnë trazira Ivanov është përgjigjur:
“Informacionet janë të sakta, bile grupi është më i madh në numër. Qëllimi i tyre është të ndajnë një pjesë të Maqedonisë. Ata janë pjesë e “Grupit të Kumanovës”.
Ndryshe në takimin e sotëm kanë marrë pjesë edhe drejtorët e Zyrës për siguri publike dhe të Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, Goranço Savovski dhe Ljupço Andonovski.
Presidenti Ivanov, së bashku me ministrin Çavkov dhe me rrethin më të ngushtë të kolegjiumit mbajti takime me kolegët e Sigurisë Publike dhe Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim./Telegrafi/