Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, sot me rastin e festës krishtere – Kërshëndellave, ka uruar të gjithë të krishterët të cilët e festojnë festë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Është kënaqësie e veçantë që në këto ditë festive, gjithë besimtarëve krishterë, t’u urojë festën e Krishtlindjeve. Në këtë festë festojmë dashurinë, shpresën dhe jetën. Kjo është koha e vitit kur duhet të kthehemi në vlerat themelore njerëzore, solidaritet dhe humanizëm dhe të ndihmojmë atë që ka nevojë për ndihmën tonë”, thuhet në letrën e urimit të presidentit.
Në fund të letrës presidenti Ivanov bëri thirrje për dashuri dhe paqe ndërmjet qytetarëve të Maqedonisë./Telegrafi/