Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov sot në ambasadën e Republikës së Turqisë në Shkup, është nënshkruar në librin e zisë, të hapur pas sulmit terrorist në aeroportin ndërkombëtar në Stamboll, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Në këto momente të vështira, Republika e Maqedonisë është solidare me Republikën e Turqisë dhe ju inkurajon që me vendosmëri të ballafaqoheni me kërcënimin e lirisë, sigurisë dhe vlerave të qytetarëve të juaj dhe të rregullimit të shtetit tuaj nga ana e terrorizmit. Mendimet dhe lutjet tona janë me ju dhe familjet e viktimave“, ka shkruar Ivanov në librin e zisë.
Me rastin e këtij akti terrorist në Stamboll, presidenti Ivanov mbrëmë ka dërguar letër me ngushëllime deri te presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në të cilën siç shkruan e ka dënuar ashpër këtë vepër të dhunshme barbare. /Telegrafi/