Kryetari Gjorgje Ivanov, sot i anuloi faljet e personave aktiv në politikë, respektivisht për gjithsej 22 persona, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Siç jo zyrtarisht raporton Reporter, nga lista prej gjithsej 56 të falurve nga presidenti Ivanov, kur të hiqen emrat e biznesmenëve dhe nëpunësve shtetëror, mbeten 22 personat në vijim, për të cilët Ivanov sot e tërhoqi faljen:
Irena Misheva, kryetare e Këshillit të qytetit të Shkupit
Mile Janakieski, ish ministër i transportit dhe lidhjeve
Gordana Jankulovska, ish ministre për punë të brendshme
Ljupço Dimovski, ish ministër i bujqësisë
Martin Protugjer, shef i kabinetit të ish kryeministrit Nikola Gruevski
Menduh Thaçi, kryetar i PDSH
Bedredin Ibraimi, anëtar i KShZ nga PDSh
Kiril Bozhinovski, sekretar i përgjithshëm i Qeverisë
Nikola Gruevski, ish kryeministër, Kryetar i OBRM-PDUKM
Toni Trajkovski, kryetar i Gazi Babës
Zoran Zaev, kryetar i LSDM
Trajko Veljanovski, kryetar i Kuvendit
Koce Trajanovski, kryetar i qytetit të Shkupit
Vladimir Todoroviq, ish kryetar i komunës Qendër
Edmond Temelko, kryetar i komunës Pustec, R. e Shqipërisë
Vladimir Talevski, kryetar i Manastirit
Branko Palifrov, i punësuar në komunën e Strumicës
Branko Cërvenkovski, ish kryetar i LSDM, president dhe kryeministër i Maqedonisë
Ismet Gurri, ish anëtar i komisionit komunal zgjedhor i Çairit
Sasho Mijalkov, ish drejtor i DSK
Ljupço Todorovski, ish drejtor i Byrosë për siguri publike
Zoran Verushevski, ish drejtor i DSK
/Telegrafi/