Telegrafi

Ivanov: BE-ja fajtore për dështimin e Samitit të Ohrit (Video)

Qëndrimin e tillë të prerë Ivanov e ka deklaruar mbrëmë në një emision në televizionin Kanal 5. Edhe përkundër pozicionit të tij të betonuar për këtë çështje, presidenti Ivanov vlerëson se Maqedonia është konstruktive në bisedimet për çështjen e emrit, transmeton Alsat-M.

Madje presidenti Ivanov mbrëmë akuzoi drejtpërdrejtë Bashkimin Evropian si fajtor kryesor për dështimin e samitit të presidentëve në Ohër. Ai ka akuzuar vendet e BE-së se kanë bërë gjithçka që ky samit të anulohet dhe pjesëmarrje e përbashkët historike e Kosovës dhe Serbisë në një samit të mos ndodh në Maqedoni, por në ndonjë vend të Bashkimit Evropian. /Telegrafi/