Telegrafi

Ivanko: Qeveria e Serbisë e ka shkelur rezolutën 1244

Në konferencën e sotme për media, Ivanko ka thënë se hapja e kësaj zyre në Mitrovicë paraqet një provokim politik dhe se UNMIK-u e ka njoftuar për këtë OKB-në dhe ka propozuar masat të cilat mund të ndërmerren si përgjigje ndaj këtij akti.

“Ende por presim përgjigje, por ne jemi shumë të interesuar që ta zgjidhim këtë problem, sa më parë”, ka thënë Ivanko, duke shtuar se kjo çështje do të shqyrtohet edhe në linjën, UNMIK – Grupi i Kontaktit.