Site icon Telegrafi

Ivanka Trump tërhoqi vëmendjen me stilin e saj, kostoja e kostumit më e vogël se sa mendoni

Ivanka Trump, vajza e Donald Trump, e cila ishte krahu i djathtë i tij në mandatin e kaluar, ishte prezente dhe pranë babait të saj në fjalimin fitues të zgjedhjeve presidenciale të këtij viti.

Krahas familjarëve të tjerë, Ivanka ishte po ashtu prezente në Florida, bashkë me bashkëshortin e saj Jared Kushner.

Ajo për këtë ceremoni të veçantë zgjodhi një kostum blu mbretëror.

Ivanka e njohur për stilin e saj të veçantë, zgjodhi një kostum të shtëpisë franceze të modës Zadig & Voltaire.

Fjala vjen, në faqen zyrtare të markës shkruhet se çmimi i xhaketës është 575 euro, ndërsa pantallonat kushtojnë 345 euro.

Krahas kostumit 920 euro, kombinimin e ajo e ka kompletuar me një këmishë mëndafshi blu. /Telegrafi/

Exit mobile version