Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, u duk tejet elegante në Ditën e Inagurimit, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Ashtu sikurse Melania Trump, Ivanka u vesh njëtrajtshëm me një veshje kostum, që kishte një xhaketë dhe fund të një nuance të gjelbër smeraldi.
Ajo gjithashtu e kombinoi këtë veshje me një kapele të së njëjtës ngjyrë sikurse kostumi, derisa e kompletoi me një çantë të brendit Dior me një nuancë më të mbyllur.
Ivanka ishte sinonim i elegancës me paraqitjen e saj në këtë ditë të rëndësishme duke u dukur tejet e sofistikuar.
Stilistja Lauren Rothman pohon se dukja ishte me shije ndërkombëtare.
“Po shohim pak nga stili i Princeshës Kate”, pohoi ajo.
Paraqitja flet për idenë e një dinastie Trump, në një farë mënyre më shumë e ngjashme me mbretërinë sesa një demokraci.
“Pamja e saj është me të vërtetë një sinjal që tregon kuptimin e saj të fortë për mbretërinë politike”, tha ajo. /Telegrafi/