Telegrafi

Ivanka Trump publikoi librin e dytë

Libri i dytë i Ivanka Trump “Women Who Work: Rewriting the Rules for Success”, ka dalë të martën nga shtypi.

Në librin e saj të ri, vajza e presidentit amerikan Donald Trump u jep këshilla femrave për të përparuara në vendin e punës, si dhe të balancojnë jetën familjare dhe profesionale.

Të hyrat nga libri, këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Ivanka do t’i ndajë për qëllime humanitare, transmeton KosovaPress.

Libri i saj i parë “Trump karta”, i publikuar në vitin 2009, ofroi këshilla të ndryshme për karrierë më të mirë dhe flet për angazhimet e babait të saj dhe anekdotat nga takimet me personalitete të njohura.

Megjithatë, në librin e saj të dytë, Ivanka ofron këshilla më praktike dhe serioze, thonë kritikët.