Telegrafi

Ivanka Trump merret në pyetje për ‘keqpërdorimin’ e fondeve të inaugurimit presidencial të vitit 2017

Vajza e presidentit amerikan, Ivanka është marrë në pyetje për pretendimet se fondet jo-fitimprurëse janë keqpërdorur në inaugurimin e Donald Trump si president në vitin 2017.

Një proces gjyqësor i nisur nga Prokurori i Përgjithshëm i “District of Columbia” (DC), Karl Racine pretendon se biznesi i pasurive të patundshme të Donald Trump dhe subjekteve të tjera, keqpërdorën fondet për të pasuruar Trumpët.

Hoteli i i Trumpit në Uashington pretendohet të ketë qenë “tepër i paguar” me rastin e inagurimit të republikanit si president në vitin 2017, raporton bbc.

Ivanka Trump e ka denoncuar rastin si “të motivuar politikisht”. Ajo përmes rrjeteve sociale shpërndau një mesazh ku pretendoj se ka sugjeruar që hotelit t’i paguhej një “normë e drejtë tregu”, transmeton Telegrafi.

“Ky ‘hetim’ është një tjetër demonstrim i motivuar politikisht i hakmarrjes dhe humbjes së dollarëve të taksapaguesve”, tha ajo. Shtëpia e Bardhë ende nuk ka komentuar.

Sidoqoftë, komiteti përurues ka thënë se financat janë audituar në mënyrë të pavarur dhe asnjë nga paratë nuk është shpenzuar në mënyrë të paligjshme.

Procesi gjyqësor pretendon se një organizatë jofitimprurëse e përjashtuar nga taksat e quajtur “Komiteti i 58-të Presidencial përurues” ka punuar me familjen e presidentit për të paguar më shumë për hapësirën e ngjarjeve në hotelin “Trump International” në Uashington.

Në një rast, pretendimet e padisë, organizata jofitimprurëse ka paguar më shumë se 300 mijë dollarë për një pritje private në hotelin “Trump International” për tre fëmijët e mëdhenj të Trumpit, Donald Jnr, Ivanka dhe Eric. /Telegrafi/