Telegrafi

Ivanka Trump fillon pushimet luksoze me familjen (Foto)

Ivanka Trump ka qenë kohët e fundit në qendër të vëmendjes së kritikave.

E gjithë kjo pas marrjes së zyre pune brenda Shtëpisë së Bardhë në Uashington.

Por, vajza e presidentit amerikan Donald Trump ka ‘mbyllur sytë e veshët’ dhe ka vendosur të shijojë disa ditë pushime së bashku më familjen e saj, transmeton Telegrafi.

Katërshja janë fotografuar në ambientet e skive në Aspen teksa Ivanka po shoqërohej me Jozefin ndërsa Jared me Arabellan.

Ivanka kishte zgjedhur që në këto pushime, djalin e saj Theodore ta linte në shtëpi, pasi ai është ende i vogël. /Telegrafi/