Telegrafi

Ivanka Trump festoi ditëlindjen e 42-të në Florida, sjell pamje brenda festës me familjen dhe miqtë

Ivanka Trump dukej elegante me një fustan të shkurtër rozë, ndërsa festoi ditëlindjen e 42-të në Florida këtë javë.

“Festova ditëlindjen time këtë fundjave e rrethuar nga miqtë e familja”, shkroi ajo në Instagram.

“Ja një vit tjetër i kujtimeve të mrekullueshme me njerëzit e mi të preferuar”, shtoi Trump.

Foto: Screenshot/Instagram

Asaj iu bashkua partneri i saj, Jared Kushner dhe tre fëmijët e tyre: Arabella, 12 vjeçe, Joseph, 10 vjeç dhe Theodore, 7 vjeç.

Kushner, 42 vjeç, dhe dy djemtë e tyre u përshtatën me këmisha të bardha dhe pantallona ngjyrë kaki, ndërsa Arabella kishte veshur një fustan të shkurtër jeshil me mëngë të gjata.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ivanka Trump

Familja festoi ditëlindjen e Trump me një darkë të bukur pranë pishinës në Miami, Florida.

Foto: Screenshot/Instagram

Miqtë dhe fansat vërshuan pjesën e komenteve në Instagramin e vajzës së Donald Trump për t’i dërguar asaj urimet në ditën e saj të madhe.

Javën e kaluar, Ivanka veshi një set mahnitës me temina në festën e ditëlindjes së 43-të të Kardashian në Los Angeles, Kaliforni.

Gjithashtu në festën e bukur të ditëlindjes së yllit të “Hulu” ishin e fejuara e Jeff Bezos, Lauren Sanchez e avokatja Lydia Kives, motrat e saj Khloe dhe Kourtney Kardashian, Kylie dhe Kendall Jenner si dhe mamaja Kris Jenner. /Tekegrafi/