Telegrafi

Ivanka Trump dhe Jared Kushner po distancohen nga Donald Trump

Me kalimin e çdo dite larg Uashingtonit, ankesat e ish-presidentit, Donald Trump vazhdojnë edhe më tepër e shtohen. Dhe këto ankesa duket se po largojnë dy nga njerëzit që i kishte afër tij gjatë mandatit në Shtëpinë e Bardhë: vajza e tij, Ivanka Trump dhe dhëndri, Jared Kushner.

Ndonjëherë ish-presidenti ankohet për disa orë në lidhje me zgjedhjet e “vjedhura” të vitit 2020. Herë të tjera, zhgënjimet dalin në pah dhe fillojnë kur po diskuton kthimin në politikën kombëtare.

Hendeku midis Trumpit dhe vajzës e dhëndrit është rritur gjithnjë e më shumë gjatë javëve të kaluara, sipas 12 ish-zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, raporton cnn.

Një pjesë e madhe e arsyes së ndarjes janë akuzat e vazhdueshme të Trumpit ndaj të kaluarës dhe paaftësia për të ecur përpara

Ish Presidenti gjithashtu ka filluar të vërë në dyshim rolin që Kushner – një nga të paktët njerëz që ishin në gjendje t’i qëndronin pranë Trumpit gjatë dy fushatave presidenciale dhe mandatit të Shtëpisë së Bardhë – ka luajtur në trashëgiminë e tij presidenciale.

Ivanka Trump gjithashtu ka luftuar për të zhbllokuar ngatërresat e shkaktuara ndër vite të babait në Shtëpinë e Bardhë, pasi ajo kërkon një jetë më pak të komplikuar për familjen e saj. /Telegrafi/