Telegrafi

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj në Shqipëri, Rama i dërgon për vizitë te Muzeu Kombëtar i Përgjimeve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i shoqëruar nga vajza e ish-presidentit të ShBA-ve, Donald Trump, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner, kanë vizituar Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

Kështu është bërë e ditur në një postim në faqen zytare të muzeut.

“Kënaqësi të prisnim në muze Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama, Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, të cilët vizituan Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe””, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Ivanka Trump zgjedh Shqipërinë për pushime

Kushner dhe Trump lanë edhe nga një mesazh në Librin e Përshtypjeve në këtë muze.

“Ju falënderoj për mikpritjen kaq dashamirëse dhe që ndatë me ne historinë e shtypjes së Shqipërisë për ta kuptuar më mirë transformimin e jashtëzakonshëm, dëshmitarë të të cilit jemi ne sot. Le të mësojë dhe populli im nga ky muze që këto tmerre të mos përsëriten më!”, ka shkruar Kushner.

Ndërsa Ivanka Trump u shpreh: “Faleminderit. Gjithë të mirat për të dy vendet tona Amerika dhe Shqipëria”.

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj janë duke qënduar për pushime në Shqipëri, ku janë parë duke shijuar bregdetin në Sarandë dhe Jalë.  /Telegrafi/