Telegrafi

Ivan Xholev nesër do të dëshmojë para Këshillit për vërtetimin e fakteve për punën e Vlladimir Pançevskit

Gjykatësi në Gjykatën Themelore – Shkupi 1, Ivan Xholev, nesër do të dëshmojë para Gjykatës për vërtetimin e fakteve, për ndikimin e Vlladimir Pançevskit, në punën e Gjykatës për të cilin ka ngritur edhe padi penale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Padia për Pançevskin, u refuzua nga Prokuroria Themelore e Shkupit, por ekzistojnë mundësi të mëdha që nesër Xholev, para Këshillit për vërtetimin e fakteve të jap informacione të reja në lidhje me punën e Pançevskit.

Këshilli Gjyqësor duhet të pret konstatimet e Këshillit për vërtetimin e fakteve, pasi ai nuk është kompetent për të sjellur vendime, për shkak se akoma janë afatet e ankesave./Telegrafi/