Telegrafi

Ivan Xholev mohon se është thirrur nga prokuroria, dëshmitë do t’i paraqesë në Këshillin Gjyqësor

Gjykatësi Ivan Xholev, i cili ka ngritur padi penale ndaj kryetarit të Gjykatës Themelore Shkupi 1, Vlladimir Pançevski, ka mohuar se Prokuroria Themelore e ka thirrur për marrje në pyetje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për gjykatësin Xholev, është e pakuptueshme se si prokuroria ka arritur të dështojë të dorëzojë një thirrje deri tek ai, përderisa ai është ai që ka kallëzuar penalisht Pançevskin.

Padinë penale që Xholev e ngriti ndaj Pançevskit, Prokuroria Themelore të premten e refuzoi me arsye se kryetari i trupit gjykues nuk ka vepruar në përputhje me ligjin./Telegrafi/