Ylli i Brentfordit, Ivan Toney, është kritikuar ashpër për komentin e tij rreth largimit të mundshëm nga klubi aktual në një intervistë të re që dha së fundmi.
Toney u rikthye në futbollin profesionist gjatë janarit, pasi vuajti dënimin prej nëntë muajsh për thyerjen e rregullave të basteve.
Sulmuesi bëri një rikthim të suksesshëm, duke shënuar golin e parë në fitoren e Brentfordit me rezultat 3-2 ndaj Nottingham Forest.
Që atëherë ai ka gjetur rrjetën në tre raste në Ligën Premier, duke marrë ftesën nga kombëtarja e Anglisë për miqësoret e marsit ndaj Brazilit dhe Belgjikës.
Chelsea dhe Arsenali janë lidhur shumë me një transferim të 28-vjeçarit, por lojtari personalisht ka sugjeruar se një tjetër klub apo dy, mund të jenë të interesuar.
Ai në një intervistë për Sky Sports News, e ka përshkruar se si do të ishte një përfundim perfekt i sezonit për të.
“Unë dua të jem në përbërje për Kampionatin Evropian dhe më pas ta fitojmë atë. Gjërat do të bien në vendin e tyre. Nëse Brentford dëshiron të më shesë mua për të bërë para, unë do të shkoj në Madrid për pushime”, ka thënë Toney.
Kjo deklaratë e tij nuk u prit aspak mirë nga tifozët e klubit anglez të cilët e kritikuan ashpër Toneyn për ‘mungesë profesionalizmi’.
“Ky djalosh e urren Brentfordin, kurrë nuk kam njohur ndonjë lojtar që flet kaq hapur për largim”, ishte një koment i një tifozi.
“Sa herë që ky njeri flet, unë e pëlqej më pak atë”, shkroi një tjetër tifoz.
/Telegrafi/
“If Brentford was to sell me they make their money, I move to Madrid and it’s all good” ?
Ivan Toney on his perfect end of the season and summer ☀️ pic.twitter.com/arjiCGgNlB
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) March 16, 2024