Ivan Shteriev edhe katër vitet e ardhshme do të jetë drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i “Bursës së Maqedonisë”. Vendimi që të udhëheq edhe një mandat, u mor sot në seancën e Komisionit të Letrave me Vlerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ivan Shteriev punon në “Bursën e Maqedonisë” nga viti 1996, ndërsa drejtor ekzekutiv është nga viti 2005. Me vazhdimin e mandatit, funksionin do ta kryejë deri në vitin 2020.
Komisioni i Letrave me Vlerë sot dha pajtim në gjashtë muajt e ardhshëm Josif Kostadonovski të jetë drejtor i sektorit për punë me letrat me vlerë pranë TTK Bankës në Shkup./Telegrafi/