Telegrafi

Ivan Gazidis: Jemi klubi i pestë më i ndjekur, Milani meriton stadiumin më të mirë në botë

Ivan Gazidis ka pretenduar që Milani është klubi i pestë më i ndjekur në botë, por ka shtuar se madhësia e biznesit të tyre është shumë më e vogël se e katër të parëve, duke shtuar që Rossonerët meritojnë stadiumin më të mirë në botë.

Drejtori i Përgjithshëm i Rossonerëve foli gjatë Samitit të Uebit 2020 më 3 dhjetor.

“Pyetja themelore është marka, Milani është klubi i pestë më i ndjekur në botë, një shenjë që marka Milan është e njohur kudo”, ka thënë fillimisht Gazidis.

“Madhësia e biznesit tonë është shumë më e vogël se katër të parët për momentin dhe kjo përfaqëson një mundësi të shkëlqyeshme në drejtim të rritjes së mundshme”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Milanit

Si Milani ashtu edhe Interi janë duke punuar në projektin e një stadiumi të ri.

“Milani meriton stadiumin më të mirë në botë dhe ne do të përpiqemi t’ua japim tifozëve atë”.

Tifozët e Milanit (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Është një projekt emocionues, ku loja do të mbetet elementi kryesor, si dhe bashkëveprimi njerëzor, përvoja e drejtpërdrejtë. Projektet dixhitale nuk do të ndikojnë në këtë proces”.

“Ne bëjmë gjithçka për të siguruar që Milani të ketë një pjesë të rëndësishme në dialogun me UEFA-n dhe FIFA-n, por edhe me Lega Serie A. Ne kemi një ndikim të konsiderueshëm, fjala Milan ende numëron shumë në futbollin e fushës”, përfundoi ai. /Telegrafi/