IuteCredit, ishte e ftuar nga Kolegji Riinvest, për të ndare fokusin, përvojën, qasjen dhe dedikimin e IuteCredit si pjesë thelbësore e Misionit dhe Vlerave të saja, Eksperiencën e Klientit. Studentet e Kolegjit Riinvest në Master, në kuadër të lëndës Menaxhimi i Marrëdhënieve me Konsumatorë, patën mundësinë për rreth 2 orë të mësojnë nga afër praktikat dhe ekspertizën e IuteCredit në fokusin e Eksperiencës me klient. Doruntina, drejtoreshë e Burimeve Njerëzore dhe Costumer Experience, ndau me studentët format dhe matjet që ajo dhe ekipi i IuteCredit përdorin për anketimet, sugjerimet dhe feedback-un nga klientët në baza të rregullta ditore.
Duke qenë se IuteCredit ka vlerë dhe mision kryesor eksperiencën unike të klientit, dhe si e tillë është kompania e parë në Kosovë që fokusohet në përmirësimin e proceseve, produkteve dhe shërbimit kundrejt eksperiencës edhe më të mirë për klientët
IuteCredit mat përpjekjet e klientit për të kryer aplikimin, përpjekjet dhe mundin e klientit për të kryer pagesën, përpjekjet e klientit për të zgjidhë një ankesë të çfarëdoshme në IuteCredit.
NPS Score është një indeks që varion nga -100 në 100 e që mat vullnetin e klientit të rekomandojnë produktet ose shërbimet e IuteCredit për të tjerët. Përdoret si një proxy për matjen e kënaqësinë së përgjithshme të klientit me produktin ose shërbimin e IuteCredit dhe besnikërinë e klientit ndaj brendit.
Klientët anketohen në një pyetje të vetme. Atyre u kërkohet të vlerësojnë në një shkallë prej 10 pikësh gjasat për të rekomanduar IuteCredit tek familjaret, miqtë apo kolegët.
“Nga 0 deri në 10, sa ka gjasa që ju të rekomandoni IuteCredit tek familjaret, miqtë dhe/apo kolegët tuaj?”
Bazuar në vlerësimin e tyre, klientët pastaj klasifikohen në 3 kategori: Kritikuesit, Pasivët dhe Promoterët/Ambasadorët
NPS Score është vegla e vetme që brendet më të mëdha botërore e përdorin për të matur eksperiencën e klientëve të tyre.
IuteCredit për muajin Janar 2019, ka shënuar rekord në rezultatet e NPS ne 65 dhe ndjehet krenare që krahason rezultatet e saja me kompanitë si Apple, Google e Microsoft.
Nga gjithsejtë 216 klientë që iu janë përgjigjur anketimit në Janar 2019, 166 klient të IuteCredit kanë rekomanduar notën 9 dhe 10 dhe cilësohen klient që janë jashtëzakonisht të kënaqur me produktet, shërbimin, proceset dhe gjithçka rreth eksperiencës së tyre me IuteCredit.
1 Apple 47
2 Google 11
3 Microsoft 45
4 Coca-Cola 0
Studentëve të Kolegjit Riinvest iu shpjegua edhe për mundësitë e punësimit në IuteCredit, benefitet, trajnimet për të gjithë ekipën e IuteCredit dhe me theks të veçantë me studentët u nda edhe vlera e 19-të e IuteCredit– Vizito Botën. Vizito Botën është garë tre mujore brenda kolegëve, departamenteve dhe kompanisë, ku 10 (dhjete) më të mirët do të kenë mundësinë të vizitojnë njërën nga kompanitë më të mëdha në botë për të parë nga afër çfarë I bënë këto kompani të suksesshme, cilat janë praktikat e tyre për eksperiencën me klient dhe çdo gjë rreth proceseve e produkteve që ata dizajnojnë. Me studentët u nda eksperienca e Vizito Botën 2018, ku ekipa e IuteCredit, këshilltarët për klient, kishin vizituar fabrikën e Volvos në Suedi, ndërsa për 2019, IuteCredit ka vendosur të I bëjë vizitë gjigantit Amazon Fulfilment Center në mënyrë që të mësojmë e shohin nga afër se çfarë ndodhë pas një blerje Online dhe kjo lidhet ngushtë edhe me aplikimet online për kredi në IuteCredit. /Telegrafi/