IuteCredit Kosovo (ICKO), filial nën pronësi të plotë nga IuteCredit Europe dhe kompani simotër e IuteCredit Finance S.à.r.l, të premten ka pranuar njoftim paraprak, mori njoftimin nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) se licenca e ICKO si institucion mikrofinanciar është revokuar me efekt të menjëhershëm.
Sipas vendimit të BQK-së, arsyet e revokimit të licencës janë që aksionari i ICKO nuk është i përshtatshëm dhe që ICKO nuk ka siguruar aplikimin e normës efektive të interesit të komunikuar në planin e biznesit në kohën e dorëzimit të tij në vitin 2017.
Sa i përket mos-pajtueshmërisë së supozuar me planin e saj të biznesit, ICKO kishte dorëzuar një plan të rishikuar të biznesit tek BQK-ja më 14 nëntor 2019, i cili pasqyronte operacionet e përshtatura të biznesit të ICKO, duke përfshirë, ndër të tjera, normat e ulura efektive të interesit. Deri më tani, nuk kemi pranuar asnjë njoftim nga BQK për atë plan biznesi.
Sa i përket pajtueshmërisë së aksionarit të ICKO-së dhe strukturës së përgjithshme të aksionarëve të IuteCredit Europe, duhet të theksohet fakti që aksionari i ICKO dhe struktura e aksionarëve të IuteCredit Europe kanë mbetur në thelb të njëjta qëkur ICKO mori licencën e saj nga BQK-ja. Aksionari kontrollues i IuteCredit Europe është Alarmo Kapital me 89.81% të aksioneve, ku Tarmo Sild (Kryeshefi Ekzekutiv) dhe Allar Niinepuuu (Kryetar i Bordit Mbikëqyrës) janë përfituesit final të Alarmo Kapital.
Kompania inicioi menjëherë një hetim dhe vlerësim ligjor të fakteve me qëllim të shfrytëzimit të plotë të të gjitha masave ligjore në dispozicion për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës dhe në mbrojtjen e interesave të IuteCredit Europe si aksionar, kreditor dhe investitor në Kosovë.
IuteCredit Kristel Kurvits, Zyrtare Kryesore Financiar (ZKF) e Grupit
Email: kristel.kurvits@iutecredit.com
Telefoni: +372 55 88 77 0
Evelin Kanter, Zyrtare Kryesore Ligjore (ZKL) e Grupit
Email: evelin.kanter@iutecredit.com
Telefoni: +372 50 52 72 9
Aalto Capital (Marrëdhëniet me investitorët)
Sven Pauly, Konsulent
Email: sven.pauly@aaltocapital.com
Telefoni: +49 89 898 67 77 0