Një burrë që i ishte vërsulur turmës së protestuesve me veturë në Seattle të SHBA-ve dhe më pas kishte shtënë dhe plagosur me revole një demonstrues i cili kishte tentuar ta ndalë, është dorëzuar në polici, shkruan Reuters.
Policia në Seattle dhe zjarrfikësit e kishin dërguar me urgjencë në spital demonstruesin që ishte qëlluar me revole, por që për të cilin thonë se pas intervenimit është në gjendje të mirë shëndetësore, transmeton Telegrafi.
Someone just drove through the crowd into the barricade, got out, and shot a protestor. https://t.co/2590rGyOlk
— koush (@koush) June 8, 2020
Nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar, kurse një video amatore e publikuar më poshtë shfaq të dyshuarin i cili me veturë godet një mjet të fortë, që e kishin vënë në rrugë protestuesit.
Ata fillimisht e rrethojnë duke tentuar ta ndalin, por kur e kuptojnë se ka revole fillojnë të vrapojnë nga të gjitha anët. /Telegrafi/