Kamera e vendosur në uniformën e një polici amerikan në Virginia, shfaq momentin kur gruaja qëllohet për vdekje nga zyrtari policor të cilit i ishte vërsulur me thikë.
Sydney Wilson, 33-vjeçe, eksperte e patundshmërive në Washington DC, u vizitua nga polic për një kontroll të mirëqenies në apartamentin e saj në Reston gjatë 16 shtatorit, transmeton Telegrafi.
Ishte polici Peter Liu, me 14 vite përvojë në intervenimin e personave me kriza – trokiti në derën e saj dhe Wilson e hapi.
Kur ai u prezantua, ajo ia mbylli derën para syve. Në tre minutat e ardhshme, vazhdoi të troket derisa Wilson e hapi sërish derën dhe iu vërsul me thikë.
Wilson akuzohej për therjen me thikë të policit, që e qëlloi disa herë në fytyrë derisa ai nxori revolen. Liu u tërhoq dhe shkrepi tre plumba mbi Wilsonin dhe më pas kërkoi ndihmën mjekësore përmes radiolidhjes.
Pavarësisht se u mundua ta ndihmojë, ajo është shpallur e vdekur në spitalin më të afërt që ishte dërguar për trajtim. /Telegrafi/