Telegrafi

Iu vërsul me thikë dhe i kërcënoi me vrasje, policia franceze vret sulmuesin në Paris

Një burrë kishte kërcënuar me thikë policët në Paris, me ç’rast është vrarë.

Sipas mediave lokale, pjesëtari i sigurimit kishte informuar policinë se në Defans gjendet një burrë i armatosur, transmeton Telegrafi.

Me të dalë në vendin e ngjarjes një patrullë prej tre policësh, sulmuesi ka vrapuar në drejtim të tyre duke iu vërsulur me thikë dhe bërtitur “do t’ju vrasë”.

Ata menjëherë kanë shkrepur 7 plumba, dy nga të cilët e kanë goditur në gjoks të dyshuarin.

Ai nuk kishte me vete asnjë lloj dokumenti identifikimi, kurse autoritetet e sigurisë kanë paralajmëruar qytetarët që të shmangin atë zonë derisa të kryhen të gjitha procedurat e hetimit. /Telegrafi/