Ky është momenti kur një burrë godet me shqelm në gjoks një grua, të cilën e rrëzon në tokë në rrugët e një qyteti në Irlandë.
Gruaja e veshur me pizhame ngjyrë rozë po vraponte drejt burrit, kur e goditi me shqelm para qendrës tregtare në Limerick, transmeton Telegrafi.
Si pasojë e goditjes ajo rrëzohet në tokë, kurse asaj i del në ndihmë një grua tjetër që konfrontohet me burrin.
Sikur kjo të mos mjaftonte, ai fillon ta godet gruan e dytë që tenton ta mbrojë të parën. Madje provon të largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.
Zëdhënësi i policisë ka bërë të ditur se tre personat e përfshirë në përleshje janë arrestuar, për prishjen e rendit publik si dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/