Telegrafi

Iu vërsul gruas së pambrojtur në metro, e pëson keq i riu në Londër – pasagjerët tjerë e “neutralizojnë”

Ky është momenti shokues kur pasagjerët në metron e Londrës, vrapojnë për ta shpëtuar një grua e cila ishte cak i një burri që e kërcënonte se do ta sulmojë.

Në videon e shpërndarë në internet, shihet burri duke i bërtitur gruas të cilën vazhdimisht e kërcënon, transmeton Telegrafi.

“Mendon se mund të fshihesh prapa faktit që je femër. Eja më afrohu, të sfidoj – do të godasë në gojë”, dëgjohet duke i thënë gruas.

Por kur buzëqeshja e saj e nervozon dhe ai i vërsulet, aty ndryshon gjithçka dhe e kupton se ishte ngatërruar me personin e gabuar.

Asaj i dalin në ndihmë pasagjerët e tjerë të cilët e përplasin për tokë burrin – duke e shqelmuar me shpresën se i kanë dhënë leksion se nuk duhet sulmuar një grua e pambrojtur. /Telegrafi/