Site icon Telegrafi

Iu vendos emri Putinovo një fshati në Medvegjë, Musliu: Po iu bëhet presion shqiptarëve që të largohen

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka treguar se ekziston një fshat me emrin Putinovo në Medvegjë, i banuar kryesisht me shqiptarë e kjo sipas tij është presion ndaj shqiptarëve për largimin e tyre nga Serbia.

Musliu përmes një postimi në Twitter ka thënë se emri i këtij fshati është vendosur për ta nderuar Putinin, ndërsa më parë quhej ‘Axhinci’, duke iu referuar emrit shqiptarë “haxhi”.

“Fshati në Medvegjë, i quajtur Putinovo për të nderuar Putinin, shërben si presion për shqiptarët që të largohen nga Serbia. Ky fshat në të kaluarën njihej si Axhinci, duke iu referuar emrit shqiptar Haxhi (ose Adjija në versionin serb)”, ka shkruar Musliu.

Tutje ai ka thënë se ky është një element i spastrimit etnik përmes presionit të luftës hibride, të cilin Serbia e bën vazhdimisht historikisht pa hezituar të përdorë dhunën në shkallë të gjerë deri në luftëra. /Telegrafi/

Exit mobile version